Telenews

Neymar “nafakliu”, miliarderi ia lë krejt pasurinë pa e njohur fare

Raportohet se një miliarder brazilian ia ka lënë gjithë testamentin e tij Neymarit, megjithëse të dy nuk janë takuar kurrë me njëri-tjetrin.

Neymar, 33 vjeç, thuhet se ka marrë një shumë gjigante prej 846 milionë funte nga një burrë brazilian i ndjerë, i cili përflitet se ka qenë miliarder.

Sipas medias braziliane RIC, testamenti është formalizuar në një zyrë në Porto Alegre dhe është vërtetuar më 12 qershor, me dy dëshmitarë të pranishëm.

Neymar nuk ka komentuar publikisht mbi raportimet që lidhen me këtë pasuri, por testamenti mund të përballet me komplikime ligjore edhe nëse miratohet.

Thuhet se biznesmeni zgjodhi t’ia linte pasurinë Neymarit, sepse “e ndiente të identifikohej me të në nivel personal, sidomos me raportin e tij me babain”, sipas mediave lokale.

Në qershor, Neymar zgjodhi të rinovonte kontratën me Santos, duke hapur potencialisht rrugën që ai të jetë pjesë e “Seleção” në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.

Të ngajshme

Zvicra – Kosova, formacionet zyrtare

Donat Hashani

Bilanci i ndeshjeve Zvicër – Kosovë mes veti

Donat Hashani

Kosova pa Zhegrovën ndaj Zvicrës e Suedisë: Krelani godet ashpër

Erzana Fazliu