Telenews

Nga 1 tetori rregulla të reja në Gjermani për gomat e automjeteve, duhet ta kenë këtë shenjë

Nga nesër në Gjermani do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për gomat e automjeteve për shkak të kushteve dimërore.

Gomat duhet të kenë shenjën “3PMSF” dhe jo “M+S”, shenjë që ishte e lejuar deri tani.

Ku është dallimi mes “3PMSF” dhe “M+S”?

Sipas Bipunkt shenja “3PMSF” jepet vetëm pas testimit rigoroz, duke siguruar që gomat të funksionojnë në mënyrë efektive në dëborë dhe akull. Këto goma sigurojnë tërheqje më të mirë në rrugë, veçanërisht në dëborë dhe akull, dhe zvogëlojnë rrezikun e rrëshqitjes në kushtet sfiduese të dimrit.

Ndërsa, “M+S” (Baltë dhe borë tregon se gomat kanë disa veçori që i bëjnë ato më të përshtatshme për vozitje në baltë ose borë, por ato nuk i janë nënshtruar testeve të detyrueshme për të vërtetuar efektivitetin e tyre në kushte të vështira dimri.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj