Telenews

Nga e mërkura ndryshon itinerari i një linjeje të autobusëve në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur për ndryshimin e itinerarit të linjës 7C, me vendimin e fundit që do të hyjë në fuqi nga 1 korriku.

Sipas njoftimit, kjo linjë do të rikthehet në qarkullim siç ka qenë më parë.
“Në bazë të këtij ndryshimi, autobusi i linjës 7C do ta përfundojë qarkullimin dhe do të kthehet te rrethi i FSK-së, ashtu siç ka funksionuar edhe më herët.

Ky ndryshim është ndërmarrë në përputhje me vendimin e komunës dhe synon përmirësimin e organizimit të transportit publik, rritjen e efikasitetit të funksionimit të linjës, respektimin më të saktë të orareve të qarkullimit, si dhe ofrimin e një shërbimi më të besueshëm për të gjithë udhëtarët”.

Të ngajshme

Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta –

KushtrimGuraj

Policia e Kosovës: Njoftimet për gjoba do të vijnë edhe me SMS –

KushtrimGuraj

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj