Telenews

Nga konferenca për shtyp e AAK-së: Qytetarëve t’ju lejohet tërheqja e Trustit

Tre deputetë të AAK-së, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Shemsedin Dreshaj në një konferencë për media kanë kërkuar nga qeveria që të mundësohet tërheqja e trustit dhe të rritet paga minimale gjithashtu veteranët të përfshihen në ligj.
“AAK kërkon nga shumica parlamentare që të reflektojnë seriozisht dhe të mbështesin iniciativën e tërheqjes së trustit.Trusti është kontribut i tyre dhe në rrethanat që gjendet Kosova, kjo është një gjë elementare që qeveria mund ta bëjë. Ndërkaq kategoritë që kanë më pak të hyra ta bëjnë edhe kompenzimin e tyre.Trusti nuk është dëshirë por është domosdoshmëri për ata që e kanë nevojë elementare”, tha Besnik Tahiri.
Shefi i deputetëve të AAK-së tha se partia e tij kërkon të rritet paga minimale dhe të përfshihen veteranët.
“Te paga minimale, ne kemi votuar kundër pas një diskutimi sepse ne duam që në mes të dy leximeve të ngritët paga minimale. Përcaktimi i pagës minimale për sektorin privat është bërë 250 ndërkaq ndihma nga shtetit në rastin e veteranëve është vendosur që të largohen nga kjo skemë kjo është e papranueshme”, tha Tahiri.

Të ngajshme

Qeveria në detyrë shqetësohet nga vendimi i Supremes

Donat Hashani

Vendimi i Supremes për arkat fiskale, Koci: Murati reagoi në mënyrën më të keqe të mundshme (VIDEO)

Donat Hashani

Një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit ndaj zjarrit në depon në Lipjan

Donat Hashani