Telenews

Nga një muaj paraburgim prindërve në Lipjan për keqtrajtimin e 5-vjeçarit

Nga një muaj paraburgim u është caktuar prindërve në Lipjan për keqtrajtimin e fëmijës së tyre 5-vjeçar.

Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, A.K. dhe V.P. dyshohet të kenë kryer veprat “Shkelje e detyrimeve familjare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

5-vjeçari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve.  Sipas njoftimit të djeshëm të Klinikës së Pediatrisë, ku është duke u trajtuar fëmija, ai është pranuar fillimisht në Emergjencën Qendrore me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve, të shoqëruara me ndryshime gangrenoze. Në momentin e pranimit, ai ishte në gjendje të rënduar, me dyshime për kequshqyerje dhe vështirësi në komunikim.

Ndërkohë drejtoresha e Qendrës për punë sociale në Lipjan, Makfire Shamolli, ka thënë se i kanë marrë në përkujdesje edhe 6 fëmijë të tjerë të kësaj familjeje.

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj