Opozita ka refuzuar thirrjen nga Presidencës që të jenë pjesë e një takimi për të diskutuar mbi situatën e krijuar në Veri, pasi që qeveria e Kosovës u tërhoq nga vendimi mbi vendosjen e reciprociteti në dokumente dhe targa për qytetarët serb.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë për Gazetën Metro, se ka refuzuar ftesën nga presidenca për një takim me opozitën pas situatës së krijuar në Veri.
Çitaku ka thënë se për dallim nga opozita paraprake, PDK është opozitë lojale dhe shtetndertuese dhe nuk ndikohemi nga fakti nëse jemi në opozitë apo qeveri.
“Për dallim nga opozita paraprake ne jemi opozitë shtetndërtuese dhe lojaliteti ndaj republikës nuk na diktohet nga fakti se a jemi ne në Qeveri apo Opozite” ka thënë Vlora Çitaku , duke konfirmuar se opozita e ka refuzuar takimin e sotshëm me Qeverinë Kurti, Kryeparlamentarin dhe Presidencën.
“Situatat si kjo kërkojnë seriozitet dhe planifikim e koordinim paraprak dhe kurrsesi fotografi postfestum, sa për sy e faqe me opozitën”, ka shtuar Çitaku.
Ndërsa edhe nga LDK kanë thënë se i mbështesin institucioneve të Republikës së Kosovës në lidhje me shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit.
Gjithashtu LDK ka bërë të ditur se pas dështimit Presidentja ftoi në takim partitë opozitare me Qeverinë. Ndërsa ka pyetur se përs?
“Nga dështimi i mbrëmshëm, kuptuam që institucionet nuk janë koordinuar me askënd dhe se nuk kanë qenë të përgatitura për situatën e djeshme.
Ndërsa sot, pas dështimit, Presidentja ftoi në takim partitë opozitare me Qeverinë. Për çfarë? Për të mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë?”, thuhet tutje.
“Lidhja Demokratike e Kosovës dje, i dha mbështetje institucioneve të Republikës së Kosovës në lidhje me shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit. Dënuam sulmin ndaj Policisë së Kosovës që po ushtronte mandatin e saj kushtetues. Kërkuam koordinim me bashkësinë ndërkombëtare dhe theksuam që Kosovës në këto momente i duhen më së shumti siguria dhe qetësia.
Nga dështimi i mbrëmshëm, kuptuam që institucionet nuk janë koordinuar me askënd dhe se nuk kanë qenë të përgatitura për situatën e djeshme.
Ndërsa sot, pas dështimit, Presidentja ftoi në takim partitë opozitare me Qeverinë. Për çfarë? Për të mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë?
Opozita duhet të konsultohet dhe të dëgjohet para se të ndërmerren veprimet. Opozita mund të ndihmojë Qeverinë që të mos gabojë, por nuk mund të marrë përsipër dështimet e saj.
Mbështesim vendosjen e reciprocitetit, si masë e drejtë e çdo shteti sovran. Në të njëjtën kohë, koordinimi me aleatët tanë është kërkesë e përhershme e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky koordinim është kushti i vetëm i suksesit” thuhet në njoftimin e LDK’së

