Telenews

Nga Presidenca tregojnë se kur do të thirret seanca konstituive e Kuvendit

Sot është bërë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2015, nga KQZ-ja.

Me këtë rast, ka nisur rrjedha e afateve ligjore për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të ri të Kosovës nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina ka thënë për Indeksonline se seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues.

“Seanca konstituive e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të thirret nga Presidentja Osmani brenda afatit kushtetues”, është shprehur Kupina.

Sipas rezultateve përfundimtare tashmë të certifikuara, fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 42.30 për qind, duke lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me 20.95 për qind, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27 për qind, koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind, dhe Lista Serbe 4.26 për qind.

Të ngajshme

Diaspora në Suedi e shqetësuar, vazhdojnë të përgatiten për izolim?

Erzana Fazliu

Një dekadë nga marrëveshja në Bruksel, Izvori pikë e mbyllur dhe rruga e dëmtuar

Erzana Fazliu

Vranësira, reshje dhe diell – parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Erzana Fazliu