Telenews

Nga pushimet, Era Istrefi mahnit me linjat trupore në bikini

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është mjaft aktive dhe ndan me fansat postime të ndryshme në rrjete sociale.

Ajo vetëm në Instagram ndiqet nga 1.4 milion njerëz, ndonëse komentohet vazhdimisht për fotografitë e videot që publikon.

Bukuroshja së fundmi ka shpërndarë disa imazhe të reja nga pushimet, përkundër se nuk e ka zbuluar destinacionin.

Biondja ka marrë vëmendje me një palë bikini ngjyrë kafe që i ka shoqëruar edhe me doreza të ngjashme.

“Ditët e verës”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Ndërkohë në këtë postim nuk munguan as komplimentet nga miqtë e ndjekësit.

E njëjta po shijon suksesin e këngës së re “Ta du” që e solli vetëm dy javë më parë dhe që për këtë pak kohë mblodhi mbi një milion klikime.

Të ngajshme

Labinot Tahiri: Ju ftojë t’i mbledhim 200 mijë euro dhe tua blejmë nga një Mercedes-Benz krerëve të UÇK-së në ditën kur të lirohen

Yllka Gashi

Bora Zemani i përgjigjet me ironi komentit që e quajti “mendjemadhe dhe falso”

Rrezarta Ramaj

Shkurte Fejza lanson këngën, bashkëpunim me dy vajzat e saj

Yllka Gashi