Telenews

Nga sot 5G aktivizohet në telefonat Samsung në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizavnolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se “5G i Vala” tani do të jetë funksional edhe në “Samsung”.

Ajo theksoi se “5G” është aktivizuar për disa modele te telefonave të Samsung, ndërsa për të tjerët do të aktivizohet gjatë ditëve e javëve në vazhdim.

“5G i VALA tani edhe në telefon Samsung, pas çertifikimit nga Samsung pasi kanë përfunduar analizat teknike të sigurisë kibernetike.

5G është aktivizuar për disa modele të telefonëve të Samsung, ndërsa për të tjerët do të aktivizohet gjatë ditëve e javëve në vijim. Krejt çfarë duhet është të përfundoni përditësimin e rregullt të telefonit.

Vazhdojmë me rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës me teknologji moderne 5G e 4G+ në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, shkroi ajo.

Të ngajshme

Pacolli: Vetëvendosje po e trajton Kosovën siç e trajtojnë hijenat viktimën

Valjeta Turkaj

Kosova e përfaqësuar me fusnotë në Tiranë, Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut: Gënjeshtër

Valjeta Turkaj

Ekstra Fish shija e detit në zemër të Kosovës

Valjeta Turkaj