Telenews

Nga sot fillon konvertimi i patentë-shoferëve ilegalë në RKS

 

 

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga 10 maji deri më 9 gusht 2024 të gjithë qytetarët mund t’i konvertojnë patentë-shoferët e lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

MPB thekson se kalimi në patentë shofer të Republikës së Kosovës mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se nga data 10 maj 2024 do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferit të lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë shoferi të Republikës së Kosovës dhe do të zgjasë deri me 9 gusht 2024”, thuhet në njoftim.

MPB tutje shton se nuk kërkohet përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë:

-letërnjoftimin,

-origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,

-certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer,

-dëshmi të pagesës së taksës, dhe

-origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Të ngajshme

Polemika pas vizitës në xhami: Kritika për shkeljen e rregullave fetare

KushtrimGuraj

Grenell i përgjigjet sërish Kurtit: Raportet Kosovë – SHBA kurrë s’kanë qenë më të dobëta

KushtrimGuraj

Eskalon përplasja, presidenti i Panamasë e akuzon ShBA-në për përhapje të “rrenave”

KushtrimGuraj