Telenews

Nga sot hapet për qarkullim të veturave rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë deri te parkingu nëntokësor

 

 

Nga sot do të hapet për qarkullim të veturave sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Aty, nga mëngjesi i 21 marsit, do të kalohet me vetura, rrugë kjo të cilën komuna e Prishtinës e pati bllokuar për qarkullimin e automjeteve duke e shndërruar në shesh për këmbësorë.

Këtë e bëri të ditur  për mediat gjatë ditës së djeshme drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, i cili tha se ky është një vendim i përkohshëm, në mënyrë që të lehtësohet hyrja në parkingun nëntokësor.

Sipas tij, mundësia e kalimit me automjete do të zgjasë derisa të nisin punimet e sheshit.

Të ngajshme

Rrokulliset një autobus në Gjermani, 20 pasagjerë në gjendje kritike

Valjeta Turkaj

Rendimentet e grurit, të larta, por çmimi i ulët po i dëmton fermerët

Erzana Fazliu

Sot temperaturat deri në 37 gradë, MSH kërkoi nga institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse

Erzana Fazliu