Që nga dita e sotme vendet e BE-së do të fillojnë të pranojnë certifikatat e COVID-19 të lëshuara nga Kosova.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Bashkimi Evropian në Twitter.
“Nga dita e sotme, të fillojë pranimi i certifikatave të vaksinimit, testimit dhe rikuperimit të lëshuar ndaj COVID-19. Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me Rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit. Bashkimi Evropian financoi zhvillimin e tyre”, thuhet në twettin e BE-së.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 149 qytetarë pozitiv me COVID-19

