Telenews

Nga të shtënat me kallash dhe pistoletë në Prishtinë u dëmtuan dy vetura, gjenden mbi 20 gëzhoja

Mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Prishtinë është raportuar për të shtëna intensive me armë zjarri.

 

Sipas burimeve të sigurta brenda Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 dhe 6 të tjera të kalibrit 9×19 mm, që dyshohet se janë shkrepur nga pistoletë.

Si pasojë e gjuajtjes janë dëmtuar dy vetura, një Mercedes dhe një BMW, të cilat ishin të parkuara në afërsi të vendit ku ka ndodhur incidenti.

Njësitet e hetimeve dhe forenzikës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë sekuestruar provat. Pronarët e veturave të dëmtuara pritet të paraqiten për të dhënë deklaratat lidhur me dëmet materiale.

Rasti është cilësuar nga autoritetet si: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetim intensiv nga ana e Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

Zjarr në shtëpinë e kryeministrit britanik, arrestohet i dyshuari

Valjeta Turkaj

Krasniqi: Mirëpresim ftesën e Presidentes, Vetëvendosje po mban peng institucionet

Valjeta Turkaj

Haradinaj: Do ta dëgjojmë presidenten, presim edhe vendimin e Kushtetueses

Valjeta Turkaj