Ambasadorë të vendeve të QUINT-it kanë zhvilluar takim në Zyrën e Kryeministrit me Albin Kurtin.
Kjo në dritën e krizës së madhe institucionale që ka kapluar vendin – me Vetëvendosjen e cila nuk ka shumicë të thjeshtë parlamentare për të zgjedhur kryetaren e Kuvendit të Kosovës.
Ende nuk dihet se çka saktësisht është biseduar në takim, pasi asnjëra nga palët nuk kanë dalë me deklarata zyrtare.