Telenews

Ngërçi politik, Presidentja nuk tregon pse nuk po i vazhdon takimet 

ngerci-politik,-presidentja-nuk-tregon-pse-nuk-po-i-vazhdon-takimet 

29 tentimet në Kuvendin e Kosovës dhe pamundësia në formimin e institucioneve nuk po duket se kanë zgjidhje momentalisht. 

Takimi i Presidentes Osmani me partitë nuk solli ndonjë rezultat, e një takim tjetër vështirë se mund të sjellë diçka të re, thonë njohësit e politikës vendore.  

 
“Në instancë të fundit, si figurë unifikuese, do të duhej të kishte edhe rekomandime, edhe ide, edhe zgjidhje – jo vetëm të dëgjonte palët. Nuk po shoh që po riaktivizohet Presidentja; kam përshtypjen që edhe në perspektivën e saj po konvertohet në kalkulime politike, që nuk është bash e shëndetshme të ketë këtë sjellje shefja e vendit”, deklaroi Maloku. 

Zyra e Presidencës nuk u përgjigj sot në pyetjet e televizionit nëse po planifikojnë ndonjë takim tjetër por Maloku thotë që tentimet dhe opsionet që po jepen nga partitë duhet të shqyrtohen më seriozisht. 

 
“Sa i përket secilit propozim nga subjektet politike ish-opozitare, secili e ka peshën e vet. E rekomandueshme ka qenë vazhdimisht që të respektohet 9 shkurti”, tha Maloku. 

Edhe analisti politik Afrim Kasolli thotë që partitë tashmë duhet të reflektojnë. 

 
Ndërkaq, ideja e mbajtjes së zgjedhjeve qendrore dhe lokale nuk duhet të jetë opsion, pasi që do të ishte ofendim për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ndaj qytetarit të Kosovës. 

 
“Janë përmendur zgjedhjet e jashtëzakonshme si opsion, por edhe ato nuk mund të mbahen pa një marrëveshje politike ndërmjet subjekteve politike, sepse nuk ka asnjë instancë që ka levën në dorë që mund të iniciojë procedura në këtë shteg dalje”, deklaro Kasolli. 

Lëvizje drejt ndonjë zgjidhje politike nuk janë parë as këtë të hënë derisa pritshmëritë janë të vogla që zgjidhje të ketë edhe të mërkurën në tentimin e 30-të për të konsistuar legjislaturën e re.  

Të ngajshme

Ramiz Lladrovci merr mbështetjen e Degës së PDK-së në Drenas për kandidaturën në zgjedhjet lokale

KushtrimGuraj

Serbia ia cakton një muaj paraburgim ish- policit Arbnor Spahiu që e arrestoi në kufi

KushtrimGuraj

Në Kosovë nis Java e Krenarisë me moton “Asnjë hap mbrapa”

KushtrimGuraj