Telenews

Ngjarje e rëndë për familjen Pajaziti nga Peja, 24-vjeçari dyshohet se i dha fund jetës në tarracën e banesës

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pejë, në shtëpinë e familjes Pajaziti, në rrugën “Lekë Dukagjini”, ku kryefamiljari gjeti pa shenja jete djalin e tij 24-vjeçar. I riu, Ardi Pajaziti dyshohet se i dha fund jetës së tij, duke kryer vetëvrasje në tarracën e banesës.
Vdekjen e të riut e konfirmoi ekipi mjekësor nga Emergjenca e Spitalit që doli në vendin e ngjarjes bashkë me një patrullë të Policisë.
Babai që gjeti të birin të shtrirë përtokë, në gjendje shumë të rëndë emocionale, u tha zyrtarëve policorë se dyshon se Ardi ka bërë vetëvrasje.
Njësiti policor ka bërë menjëherë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe ka siguruar vendin e ngjarjes, ku është gjetur një mjet i mprehtë.

Telenews.al mëson se me urdhër të Prokurorit kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat vdiq i riu.
Telenews.al do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Të ngajshme

Përfundon seanca e jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Videot intime të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

Rrezarta Ramaj

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj