Telenews

Ngjarjet e datës 2 maj

Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” do të dorëzojë zyrtarisht padi kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në lidhje me vendimin për rritjen e tarifave të energjisë elektrike. (Gjykata Themelore Prishtinë – Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën “Dështimi i krijimit të Qeverisë cenon Planin e Rritjes së BE-së për Kosovën: Çfarë pasoja mund të ketë kjo për vendin?” (Zyrat e GLPS-së , përballë Kino ABC, Prishtinë, ora 11:00)

Nën përkujdesjen e kryetarit Ferit Idrizi, Komuna e Vushtrrisë organizon akademi përkujtimore për masakrën e 2 majit në Studime. (Te varrezat e martirëve në fshatin Studime, ora 12:00)

Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje (QPGJ) organizon ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Kohortit të Dytë të Kualifikimit të Nivelit 5 Post-Sekondar për asistent për nxënës me nevoja të veçanta arsimore. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 16:30-19:00)

 

 

Të ngajshme

Studenti e pranon: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Rrezarta Ramaj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj