Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)
Seancë gjyqësore në rastin e Dibran Hoxha (Kobra). (Gjykata e Apelit, ora 10:00)
Mbahet debati me temën “Gratë në gazetari – lufta kundër dezinformimit dhe sfidat e profesionit”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)
OVL-UÇK mban protestë kundër ekspozitës për masakrat. (Para objektit të Kuvendi të Kosovës, ora 13:00)
Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Procesit të Përzgjedhjes së Anëtarëve Joprokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës bën vlerësimin e aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë Joprokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Ligj. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 14:00)
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala organizon premieren e filmit dokumentar “Isha 10 vjec” me regji të Velibor Coviq. Filmi i dedikohet refugjatëve nga Kosova të cilët gjetën strehim në Mal të Zi. (Cineplexx në Albi Mall në Prishtinë, ora 19:00)

