Mbahet konferenca përmbyllëse “Generation Equality – Uniting Against Gender-Based Violence”, në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Marrin pjesë përfaqësues nga UN Women Kosovo dhe Ambasada e Britanisë në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Shërbimi Korrektues i Kosovës mban ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 45-të të kadetëve, e cila shënon përmbylljen e suksesshme të trajnimit bazik për oficerë korrektues. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Amfiteatri i Objektit të Ish-Rilindjes, ora 10:00)
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ndan mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar me rastin e shënimit të 7marsit Ditën e Mësuesit. (Salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë, ora 10:00)
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, do të vizitojnë shkollën “Mehmet Gjevori”, e cila mban emrin e pedagogut nga Shqipëria që në vitet ‘40 iu bashkua përpjekjeve për arsimimin e gjeneratave në Kosovë, duke ia kushtuar gjithë jetën arsimit këtu. (Shkolla “Mehmet Gjevori”, ora 11:00)
Instituti Albanologjik-Prishtinë përuron monografinë shkencore “Shkrimtare shqiptare 1954-1990” të Dr. Meliza Krasniqit. (Salla shkencore e Institutit Albanologjik, ora 12:00)
Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës lanson EdTech Studios, që ka për qëllim modernizimin e arsimit në Kosovë dhe përdorimin e teknologjisë më moderne në mësimdhënie. (Fakulteti i Edukimit, UP, ora 13:00)
Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbahet Nata e Zjarreve, traditë që simbolizon dritën e sakrificës dhe flaken e lirisë. (Prekaz, ora 18:00)