ZRRE-ja mban takim me mediat, me qëllim të diskutimit të çështjeve kryesore të mbi procesin e përshtatjes së rregullt tarifore. (ZRRE, Prishtinë, ora 10:00, pamje vetëm 10 minutat e para të takimit)
Fondacioni BONEVET Prishtinë lanson projektin “Karta Rinore Evropiane”. (Amfiteatri i Madh Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” Prishtinë, ora 10:30 – 12:00)
Me rastin e shënimit të 26-vjetorit të zhdukjes së mbi 20 shqiptarëve të pafajshëm, bëhet inaugurim i lapidarit përkujtimor. (Në hyrje të fshatit Rashiq të Pejës, rruga kryesore për në Baran të Pejës, ora 11:00)
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetësisë 2025, Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës promovon programin e ri “Kujdesi në Grup për Prindërim”. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Prishtinë, ora 12:00) Me rastin e përvjetorit të dëshmorit Isuf Ferizi, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, do të ndajë një mirënjohje për familjen e dëshmorit. (Objekti vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 15:00)