-
08:30Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) mban konferencë për medie me temën “Fuqizimi i Sistemit të Prokurimit Publik në Kosovë. (Hotel Emerald)
-
09:30Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Projektin Roma Integration III të Këshillit të Evropës, organizon konferencën “Avancimi i të Drejtave të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian: Arritjet dhe Sfidat”. (Hotel Swiss Diamond)
-
10:45 – 12:30Mbahet ceremonia e inaugurimit të Dhomës për Edukim dhe Promovim Shëndetësor për Menaxhimin e Sëmundjeve Jo-Ngjitëse. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, rr. Fehmi Agani, Prishtinë)
-
11:00Instituti Albanologjik-Prishtinë, Dega e Folklorit, organizon tryezën shkencore me temën “Rrugëtimi drejt UNESCO-s: vlerat e kulturës jomateriale në listën e trashëgimisë botërore: përvojat nga Shqipëria”. (Institutit Albanologjik)
-
12:00Mbahet ceremonia për dhurimin e 67 titujve për fondin e bibliotekës së Fakultetit Filozofik të Prishtinës, në kuadër të 65-vjetorit të tij, merr pjesë dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj. (Fakulteti Filozofik)
-
13:30 – 17:00Organizohet ngjarjen mbi sigurin kibernetike: SHEcurity conference & hackathon 2025 – për shënimin e ditës ndërkombëtare të vajzave në ICT. (Holli i fakulteteve teknike, të Universitetit të Prishtinës)
-
18:00Evolution Dance në bashkëpunim me Kosova Girl Travel me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit dhe Ditës Botërore të Tokës organizojnë program kulturor dhe edukativ për fëmijë. (Libraria Dukagjini)