Telenews

Ngjarjet kryesore për ditën e sotme

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, bën përzgjedhjen e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00).

HANDIKOS përuron punimet e krijimit të qasjes infrastrukturore për persona me aftësi të kufizuara në objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë. (Ora 10:00).

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00).

Ministria e Ekonomisë do të organizojë ngjarjen “Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë – Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit”. Merr pjesë Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë. (Tech Park Prishtina, Bërnicë – Prishtinë, ora 13:00).

Me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës do të zbulohet obelisku i bunkerit të Radios “Kosova e lirë”. (Maja e lartë e malit Pallanik në Berishë, ora 13:00)

Prokuroria Speciale e Kosovës mban seancë gjyqësore ndaj një serbi për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare në Prizren gjatë luftës në Kosovë. (Pallati i Drejtësisë, Departamenti për Krime Lufte, Hajvali, Prishtinë, ora 14:00)

Me rastin e Ditës Botërore të Muzikës, do të organizohet ceremonia e ndarjes së çmimit për veprimtari jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimet e tjera vjetore në fushën e muzikës. (Shoqata e Kompozitorëve lagjja “Pejton” Prishtinë, ora 14:00)

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj