Telenews

Ngjarjet kryesore për ditën e sotme

  • 10:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton lidhur me plotësimin apo ndryshimin e Rregullores për Përbërjen, Funksionimin, Përgjegjësitë e Komisionit Vlerësues dhe Përcaktimin e Procedurave për Njohjen e Statusit dhe të Drejtave të Personave Praplegjik dhe Tetraplegjik, ose nxjerrjen e Rregullores së re. Të ftuar: ministri i Financave, Hekuran Murati, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe nga shoqata HANDIKOS. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

  • 10:00Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 10:00Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2023 si dhe diskuton për mënyrën dhe datën e intervistimit të kandidatëve të KKTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

  • 10:00Instituti Riinvest organizon tryezë diskutimi me temën: “Përfshirja e elementeve të Agjendës së gjelbër, digjitalizimit, hulumtimit dhe inovacionit në programe studimore në Institucionet e Arsimit të Lartë-IAL në Kosovë”. (Hotel “Sirius” kati i 8-të, Prishtinë) 

  • 11:30“Voice of Roma, Ashkali, and Egyptians”, në kuadër të edicionit të 6-të të Festivalit Multikulturor, “Të festojmë ngjashmëritë tona”, mbahet panel diskutimi me temën: “Rëndësia e Themelimit dhe Përforcimit të Identitetit Kulturorë, Historisë dhe Trashëgimisë Kulturore”. Marrin pjesë zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani dhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha. (Hotel “Grand”, Prishtinë)

Të ngajshme

“Treni bullgar” edhe në Sllatinë, nënshkrimet nuk përputhen me votat në kuti

KushtrimGuraj

Rusia në krizë për fuqi punëtore/ ‘Dynden’ banorët nga Koreja e Veriut drejt opsioneve të lira të punësimit

KushtrimGuraj

Përditësimi i fundit i KQZ-së në 19:10, këto janë qytetet ku ende s’janë numëruar të gjitha votat

KushtrimGuraj