Telenews

Ngjarjet kryesore për ditën e sotme

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Gjykimi brenda afatit të arsyeshëm” (Problemet kushtetuese të Projektligjit aktual). (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00 – 11:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, interviston dëshmitarin Behar Isma nga MPJD.(Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Komisioni për Arsim shqyrton raportin vjetor të punës të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Organizata ETEA publikon “Raportin analitik mbi Provimin e Maturës Shtetërore”. (Zyrat e organizatës ETEA objekti i Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” lagjja “Dardania” Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri Xhafer Tahiri mban konferencë për medie mbi të gjeturat e raportit të auditimit të ZKA për Komunën e Vushtrrisë. (Zyrat e LDK-së Vushtrri, ora 12:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 12:30)

Me rastin e 34-vjetorit të okupimit të RTP-së mbahet konferencë për media. (Para Pallatit të Radiotelevizionit të Prishtinës, rr. Nënë Tereza, Prishtinë, ora 15:15)

Të ngajshme

Detaje tronditëse – U përplasë nga një veturë teksa ishte në shiritin emergjent në autostradën “Arbën Xhaferi”

Donat Hashani

Pas paraqitjeve “live” në Tik Tok, Hajrizi lajmërohet edhe në emision: S’jam as në Kosovë e as në Ballkan (VIDEO)

Donat Hashani

OVL e UÇK-së në Ferizaj kërkon nga Shkupi lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit

Donat Hashani