Telenews

Ngjarjet kryesore për ditën e sotme

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Protestojnë banorët e Shipitullës. (Para Zyrave të KEK-ut në Prishtinë, ora 10:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të renovimeve në Klinikën e Urologjisë. (QKUK/Klinika e Urologjisë, ora 09:30)

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, raporton Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Kujtim Shala. (Salla N302, ora 10:00)

Mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrtohet raporti me amendamente i komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për Projektligjin nr.08/L-288 për Mbrojtjen e konsumatorit. (Salla C203, ora 11:00,  vazhdon në ora 11:30)

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskutohet lidhur me plotësimin apo ndryshimin e Rregullores (QRK) nr. 07/2017 për Përbërjen, Funksionimin, Përgjegjësitë e Komisionit Vlerësues dhe Përcaktimin e Procedurave  për Njohjen e Statusit dhe të Drejtave të Personave Praplegjik dhe Tetraplegjik, ose nxjerrjen e Rregullores së re. Të ftuar: ministri i MFPT-së, Hekuran Murati, ministri i MSH-së, Arben Vitia, si dhe drejtori i Shoqatës HANDIKOS, Afrim Maliqi. (Salla N10, ora 13:00).

OJQ Qendra për Avokim për Kulturë Demokratike-ACDC mban konferencën përfundimtare të projektit “Përtej kufijve: Promovimi i mirëkuptimit dhe ndërgjegjësimit për regjimin pa viza për Kosovën”. (Graçanicë, ora 11:00-13:30)

Mbahet konferenca pjesëmarrja e të Rinjve: Mundësitë dhe perspektiva përtej vitit 2024.(Menza Ramiz Sadiku, ora 11:00-13:30)

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të gjenocidit në Srebrenicë. (Salla e Institutit të Historisë, ora 20:00)

Të ngajshme

Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet në Malishevë

Valjeta Turkaj

Enver Hoxhaj në Irak takohet me gjeneralin britanik: Mik i përhershëm i Kosovës

Valjeta Turkaj

Barcelona feston titullin para tifozëve – Yamal në qendër të festës

Erzana Fazliu