Telenews

Ngjarjet kryesore për ditën e sotme

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, mban takim me minatorët e këtij gjigandi metalurgjik, pas situatës së krijuar dhe vështirësive financiare. (Menza e minierës, Stan Tërg, ora 07:00)

Shpallet aktgjykimi në rastin e Lulzim Fejzullahut. (Gjykata Themelore Prishtinë, ora 09:00)

Mbahet ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 67. (Salla e konferencave – Hoteli Grand, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, harton listën e dëshmitarëve për intervistim si dhe prezanton raportin e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, voton raportet vjetore të Buxhetit të Shtetit për vitin 2023, të ZKA-së, Agjencisë për Informim dhe Privatësi, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mban takim konsultativ me liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.  (Kuvendi i Kosovës, salla S-301, ora 14:00)

Të ngajshme

Miftaraj i IKD-së fotografon punëtorët e KEDS-it duke ia ndërruar orën e rrymës: Po punojnë të shtunave, s’na njoftuan fare

Valjeta Turkaj

Lëkundje tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda

Valjeta Turkaj

Axha i Korab Bajgorës dyshohet se ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit, ishte i infiltruar në spiunazhet serbe

Valjeta Turkaj