Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, mbajnë konferencë për media, në lidhje me shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës. (Ministria e Mbrojtjes, ora 09:00)
Mbahet seanca përfundimtare e të dëmtuarës, Elvedina Hajdari e mbijetuar e dhunës ne familje.( Pallati i Drejtësisë, ora 09:00)
Në Gjykatën Speciale mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala. (ora 09:30)
Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti raporton Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) lidhur me Planin e Performancës së ZRRE-së për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

