Telenews

Ngjarjet kryesore të ditës në vend

Në finalen e turneut ndërkombëtar “Lah Nimani”, e cila organizohet nga FboxK, do të bëhet pritja dhe përurimi i Donjeta Sadiku, e cila ka shënuar histori duke u bërë kampione e bronztë botërore në Kampionatin Botëror për senior të mbajtur në Stamboll të Turqisë. (Palestra e Sportit “1 Tetori”, ora 12:00).
Delegacioni i MCC-së nga Uashington, kryesuar nga Alicia Phillips Mandaville, viziton një familje në Prishtinë, në apartamentin e tyre, për të parë nga afër sistemin e tanishëm të ngrohjes, përfituese të Prishtina HeatSave. (Bregu i Diellit, Zona Lindje, 11/4, Prishtinë, ora 15:30).
Komuna e Prishtinës organizon aktivitete të ndryshme, ku qytetarët e Prishtinës do të njoftohen në lidhje me projektin Prishtina HeatSave, që ka për synim modernizimin e sistemit të ngrohjes, si dhe instalimin e pajisjeve të sofistikuara të matjes së ngrohjes në shtëpitë e tyre. Kjo vizitë, përveç delegacionit nga Uashington, do të ndiqet edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. (Sheshi ‘Nëna Terezë’, ora 16:45).
 

Të ngajshme

Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme

Valjeta Turkaj

Prokuroria propozon konfiskimin e pronës në Matiçan në vlerë mbi 34 milionë euro

Valjeta Turkaj

Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe

Valjeta Turkaj