Telenews

Ngjarjet kryesore të ditës për sot

 

 

Zëvendëskryeministëri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Komisioni për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane.(Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 09:00)

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë mban konferencën për Integritetin e Informacionit “DISICON”, edicioni i 7-të. Pjesëmarrës do të jenë Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Jeffrey Hovenier, Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomasz Szunyog, dhe zyrtarë të tjerë. (Klan Arena, ora 09:00)

Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë organizon Konferencën Shkencore “Kosova 1989-1999: Organizimi dhe qëndresa për çlirim”. (Amfiteatri i Institutit të Historisë, ora 09:30)

Komuna e Ferizajt organizon akademi përkujtimore dhe zbulon shtatoren e dëshmorit të UÇK-së, Besim Fazliu. (Koshare, ora 11:00)

Universiteti Publik “Kadri Zeka mban Konferencën e 3-të Vjetore Ndërkombëtare me temë “Trendet dhe Sfidat në Zhvillimin e Shoqërisë Bashkëkohore”. (Ambientet e Universitetit, ora 11:00)

Ndahet Çmimi Mjedisor për Shkolla “Dervish Roxhaja” që realizohet për herë të dytë në Kosovë në kuadër të Caritasit Zviceran projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis”-YENI. (Klan Arena, ora 09:45)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pret në takim ish-oficerët e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, të cilët kanë marrë pjesë në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë në qershorin e vitit 1999. Nderohen me çmimin “Helmeta Ilire”. (Objekti i komunës, ora 12:30)

Dita e Rinisë për Vetëvendosje “Rina për ambientin”. (Qendra e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, ora 17:00)

Hapet ekspozita Rastislav Kostilník, “Arti përmes këndit të një diplomati” në përmbylljen e rrugëtimit të tij si diplomat i zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë. (Galeria Qahili, ora 18:30)

Të ngajshme

Kosova e nis 2025-ën me deficit të skajshëm tregtar me vendet fqinje

KushtrimGuraj

Nxënësit Ajana Pllana dhe Enes Mustafa nga shkolla Marif shkëlqejnë në Barcelonë

KushtrimGuraj

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

KushtrimGuraj