Komisioni për Ekonomi mban diskutim me ndërmarrjen TrePharm lidhur me mundësinë e investimeve të huaja në fushën farmaceutike (Salla N10, ora 10:00).
Shpalosen ofertat turistike të Malit të Zi për sezonin veror 2022 (Hotel Sirius, ora 11:00).
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës (Kabineti i kryetarit, ora 10:00).
Grupi i Grave Deputete (GGD) mban tryezë me temën “Zbatueshmëria e legjislacionit dhe sfidat për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri” (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00).
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion arab (Kabineti i kryetarit, ora 11:00).
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për media (MAShTI, ora 12:00).
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, mban konferencë për media (Komuna e Prishtinës, objekti i vjetër, ora 17:00).

