Telenews

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme

Hapet Forumi i Sektorit të Ushqimit 2023, “Lidhja e Ofertës me Kërkesën”, i cili organizohet nga shoqata PePeKo, mbështetur nga shoqata Organika dhe USAID Kosovo Compete Activity. (Hotel Emerald, ora 09:30)

Nisin punimet në ndërtimin e Objektit të Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec. (Afër shkollës “Bekim Sylka”, ora 10:00)

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së, interviston kandidatët për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj zhvillon homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.(Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2022 dhe raporte të tjera të institucioneve të pavarura. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës, organizon ceremoninë e promovimit të librit ”Antitabu″ për filozofinë filotabu shqiptare dhe  ”Aleanca e duhur Shqipëri-Kroaci”, të autorit Shaban Murati. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 11:00)

Ish-punëtorët e ish-fabrikës Llamkos [e privatizuar vite më parë] protestojnë para Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ish-punëtorët kërkojnë shlyerjen e borxhit ndaj tyre (31% të 13 pagave të papaguara. (Prishtinë, AKP, ora 11:00) /Telenews.al/

Të ngajshme

Kosova dhe Serbia mbeten pa financime nga plani i BE-së për rritje ekonomike

Valjeta Turkaj

Mbeti jashtë Kuvendit, reagon Ilir Meta: Që nga 2008 kam luftuar për votën e lirë

Valjeta Turkaj

Kujdes: I arratisuri nga psikiatria merr veturën e babait dhe zhduket – familjarët alarmojnë për rrezik të madh

Erzana Fazliu