Telenews

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për shitje ilegale të biletave të festivalit “Sunny Hill”

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 28 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj R.G. dhe U.S. të cilët ngarkohen se në cilësinë e punëtorëve gjatë festivalit “Sunny Hill” vitin e kaluar, kanë bërë shitjen e biletave në mënyrë ilegale, duke i shkaktuar festivalit dëm në shumën 2 mijë e 90 euro.

Sipas aktakuzës, më 28 korrik 2024, në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, të pandehurit R.G. dhe U.S., gjatë kujdesit për interesat pasurore të të dëmtuarës- Festivalit “Sunny Hill”, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, kanë keqpërdorur autorizimet e tyre si punëtorë të festivalit, derisa gjatë qëndrimit në hyrjen “VIP” të festivalit, duke qenë të obliguar të bëjnë skanimin e biletave, kanë bërë shitjen e tyre në mënyrë ilegale (shirita të dorës), raporton “Betimi për Drejtësi“.

Aktakuza thotë se i pandehuri R.G. nga shitja e 13 biletave të hyrjes “VIP” dhe 20 biletave të thjeshta, ka përvetësuar për vete shumën në vlerë prej 2 mijë e 40 euro, ndërsa i pandehuri U.S., nga shitja e një bilete, ka përvetësuar për vete shumën prej 50 euro.Me këtë rast, sipas aktakuzës, festivalit “Sunny Hill”- i përfaqësuar nga Visar Breznica, i kanë shkaktuar dëm material në vlerën prej 2 mijë e 90 euro.

Me këto veprime, dy personat po akuzohen se veç e veç kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 330, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Të ngajshme

Reagimet e Ambasadave për “Listën Serbe”, zv.ministrja e Qeverisë Kurti: Secili shtet merr vendimet e veta

KushtrimGuraj

Publikohet fotografia e parë e Vesës në pritje të ëmbël, i paska rënë një nur shtatzënie – qenka shëndoshur pak

KushtrimGuraj

Toney ia rrëmben një puthje në buzë Benitës

KushtrimGuraj