Telenews

Ngriten dyshime: Kënga e re e Olsi Bylykut dedikim për Eglin

Olsi Bylyku reper dhe aktor ka postuar së fundmi në Instagram një pjesë nga kënga e tij e re, e cila nuk është publikuar ende.

Kaq ka mjaftuar dhe rrjeti ka “shpërthyer”, duke aluduar se kënga është një dedikim për Eglin, ish-partneren e tij.

Sekuencat e shkurta të këngës u bënë virale në rrjetin social TikTok, teksa po qarkullon ende si një dedikim i mundshëm ani pse kënga duket se do të jetë një hit.

Analizojmë tekstin:

“Atribut i more fajet,

Mirënjohje përgjithmonë,

Pa dëshirë me nda detajet.”

Fillimisht, teksti nis me këto vargje. Fjalën mirënjohje e kemi dëgjuar vazhdimisht edhe nga Egli brenda shtëpisë së “BBVA”-së, e cila ka theksuar se është e lumtur dhe shumë mirënjohëse për historinë e kaluar me Olsin. Po ashtu, ajo ka këmbëngulur herë pas herë edhe ndaj insistimit të banorëve, për të mos ndarë detaje mbi përfundimin e kësaj historie.

“Më mirë po rri silent (i heshtuar),

Le të rikthehen ngjarjet

Se kanë mbaru rrahjes (e zemrës).”

Njësoj, Olsi thotë në tekst se do të qëndrojë i heshtur edhe ndaj rikthimit të ngjarjeve, që duhet thënë se hyrja e Eglit në “BBVA” dhe debatet brenda shtëpisë kanë rikthyer vazhdimisht vëmendjen te historia e tyre e dashurisë. Kanë mbaruar rrahjet mund të nënkuptojë përfundimin e ndjenjave, gjë të cilën e ka theksuar edhe Egli, duke thënë “jam shëruar”.

“Kur po thu që m’ke harru

Pse po m’kujton hala

Ti as veten s’ke besu

Le me t’besu ata”

Duhet thënë: Egli i është drejtuar shpesh herë kamerës, duke përshëndetur Olsin, ndonëse si ironi ndaj banorëve. Për të mos përmendur momentin kur thotë se Gjesti i kujton Olsin.

“Veç unë t’i kam dit

Veç unë t’i kam ditë unë ty

T’mirat e tona

Tash besoj kam meritë

Veç unë ta kam rujt ty tipin nga dramat”

Drama mban emrin e Eglit. Një në dy komente poshtë videove të saj është “Ols, si e ke duruar”. E drejtë apo jo të thuhet kjo, teksti duket sikur i referohet kësaj situate, duke theksuar se e ka “ruajtur nga dramat” në publik, ndërsa në mesin e shumë komenteve negative për Eglin, Olsi duket se thotë se vetëm ai ka mundur të shohë anën pozitive të saj./Telenews.al/

Të ngajshme

G-Bani zbulon se çfarë i ndodhi gjatë fluturimit

Erzana Fazliu

Sot i jepet lamtumira e fundit Mentor Palokajt – vëllait të Unikkatilit, vdekja e të cilit tronditi opinionin publik

Valjeta Turkaj

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

KushtrimGuraj