Telenews

Ngritet aktakuzë kundër dy ish-ministrave të Qeverisë

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër dy personave zyrtarë, V.K. dhe E.Sh., ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës.

Dy të pandehurit akuzohen për korrupsion.

Sipas informatave të Telenews.al, bëhet fjalë për ish ministrat Endrit Shala dhe Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate.

Prokuroria, në një komunikatë për media të premten, tha se i ka propozuar Gjykatës që të dyshuarve t’iu shqiptohet edhe dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike.

“Në mbështetje të nenit 62 të Kodit penal, PSRK ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Të ngajshme

“Ligjëratat sot mbahen në shesh” – studentët e Fakultetit të Filologjisë solidarizohen me marshin

Rrezarta Ramaj

Hoxhaj bën thirrje për mobilizim: Të gjithë në marsh sot për ata që na dhanë lirinë

Rrezarta Ramaj

Haradinaj kujton 1 Tetorin 1997: Rinia studentore dhe profesorët u bënë simbol i rezistencës

Rrezarta Ramaj