Telenews

”NGRITJA E ÇMIMEVE PO BËHET ME HAPA TË PAPARASHIKUESHËM”

Gjendja ekonomike në Kosovë është rënduar pas rritjes së pakontrolluar të çmimeve. Ekspertët e ekonomisë dhe biznesit shprehin shqetësimet e tyre në lidhje me këto rritje, ndërsa theksojnë se në këtë fazë është e domosdoshme që qeveria të reflektojë sa më shpejt në mënyrë që të minimizohen pasojat negative të krizës ekonomike që kanë përfshirë edhe Kosovën.
Rritje e vazhdueshme e çmimeve të artikujve bazik në Kosovë, po e rëndon gjithnjë e më shumë gjendjen ekonomike të shumë familjeve. Disa qytetarë të anketuar në kryeqytet thonë se rritja e çmimeve në tregun e Kosovës, e ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e tyre sociale.

“Përnjëherë janë ngritur çmimet 100 për qind. Unë i përkas rrethit të pensionerëve dhe për mua është shumë vështirë, duke filluar nga gjërat elementare. Një bukë që ka kushtuar 30 centë tash është 50 centë, një litër vaj që ka kushtuar 1.70 centë tash është 2. 90 centë”, ka thënë qytetari.

Shkaktar i rritjes së pakontrolluar të çmimeve është lufta në Ukrainë. Por kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë se ngritja e çmimeve po bëhet me hapa të paparashikueshëm, edhe si pasojë e mungesës së prodhimit.
“Tash është vala e dytë e disa çmimeve që po ngritën. Mendoj se kemi ardhur në fazën kur shumë produkte e edhe lënda e parë e cila është furnizuar nga disa vende e sidomos nga Ukraina që merr pjesë me furnizim të drithërave dhe vajrave në Evropë më shumë se 13 për qind, ka filluar të ndihet mungesa e disa artikujve përpunues”, ka thënë Shahini.
Ndërkohë, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë për Radio Kosovën se duhet një bashkëpunim publiko-privat, përfshirë këtu edhe qytetarët, në mënyrë që të dilet me propozime konkrete se si të ndikohet mbi uljen e pasojave negative të krizës së çmimeve që ka përfshirë edhe Kosovën.
“Shumë vende të rajonit kanë bërë hapa konkretë për të ndikuar që çmimet të mos e godasin drejtpërdrejt qytetarin, kanë bërë lëvizje të TVSH-së, eliminimin e akcizës, e në Kosovë si duket pritet një momentum. Dhe çdo ditë e vonuar, vetëm po e forcon inflacionin në Kosovë, sepse atë që e ke ble dje me 50 euro, nuk mund ta blesh sot”, ka thënë Safeti.
Ndryshe, buka, vaji, mielli, derivatet e naftës, biletat e autobusëve dhe taksitë, janë vetëm disa nga produkte dhe shërbimet që janë shtrenjtuar në tregun e Kosovës.

Të ngajshme

Të hënën publikohen rezultatet për studentët e pranuar në konvikte

KushtrimGuraj

Ministra, kryetarë komunash e ambasadorë në Belfast, për të parë Kosovën, kush është atje

KushtrimGuraj

Putini nënshkruan ligjin e radhës: Të huajt që luftojnë për Rusinë mund të marrin nënshtetësinë

KushtrimGuraj