Nico Williams dhe agjenti i tij kanë informuar klubin Athletic Bilbao për dëshirën e lojtarit që të bashkohet me Barcelonën.
Megjithatë, klubi bask nuk është i gatshëm të pranojë pagesën në këste dhe kërkon vetëm shlyerjen e plotë të klauzolës së lirimit, sipas gazetarit Fabrizio Romano.
Ndërkohë, marrëveshja mes Barcelonës dhe Nico Williams për kontratën deri në qershor 2031 është arritur dhe Bilbao është njoftuar për këtë.