Telenews

Nipi i Adem Jasharit ëndërron të luajë për Real Madridin

Futbollisti i FC Prishtinës dhe nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, Igball Jashari foli pas fitores 1:3 ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Dardanët” triumfuan në këtë miqësore, teksa Jashari u inkuadrua në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes, ai tha se u mundua të japë 100% nga vetja, teksa zbuloi një ëndërr të tij.

“Ndeshja shkoi mjaft mirë. Ne arritëm prej 1:0 me bo rezultatin 3:1. Jemi mjaft të kënaqur me rezultatin dhe në ndeshjen tjetër shpresojmë edhe më mirë. Unë u mundova të japë 100% me i ndihmu ekipit sepse me lujt për kombëtaren është ndjenjë e veçantë. Synimet e mija janë të arrijë të luajë në arenën ndërkombëtare. Klubi im i preferuar është Real Madridi, e dua atë klub prej Cristiano Ronaldo dhe ëndërroj dhe shpresoj që një ditë të luaj për Real Madridin”, tha Jashari për Open TV.

Të ngajshme

Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta fitojmë këtë ndeshje

Erzana Fazliu

Pa fashë te gjuri, ylli i Kombëtares është 100% gati ndaj Çekisë

KushtrimGuraj

Ylli kosovar në qendër të vëmendjes, dy klube të mëdha italiane në garë për Zhegrovën

KushtrimGuraj