Telenews

Nis numërimi i fletëvotimeve me postë, ai i votave nga përfaqësitë diplomatike drejt fundit

nis-numerimi-i-fletevotimeve-me-poste,-ai-i-votave-nga-perfaqesite-diplomatike-drejt-fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve tashmë ka filluar numërimi i votave të mërgatës nga votimi me postë.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Ai ka bërë me dije se në këtë qendër njëkohësisht po vazhdon edhe numërimi i vendvotimeve të fundit nga përfaqësitë diplomatike.

“Mund t’ju konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe tani kemi filluar edhe numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës”, ka deklaruar Elezi.

Deri më tani janë numëruar 40 vendvotime nga 43 sa janë gjithsej, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Lëvizja Vetëvendosje nga numërimi i deritashëm ka siguruar 10 mijë e 893 vota ose 80.75 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës sipas këtij përditësimi ka marrë 10 mijë e 10 vota, ose 7.48 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 10 mijë e 6 vota vota ose 7.45 për qind.

Koalicioni për Kosovën Fituese, koalicion ndërmjet AAK-së, NISMA’s, Konservatorëve dhe Intelektualët ka marrë 260 vota ose 1.93 përqind. /Reporteri.net/

Numërohen mbi 90% e votave nga votimi në Ambasada: VV-ja vazhdon të prijë bindshëm, PDK me një rritje të lehtë

 

The post Nis numërimi i fletëvotimeve me postë, ai i votave nga përfaqësitë diplomatike drejt fundit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Bashkë për zhvillim – përkrahje e madhe për Besnik Osmanin

Erzana Fazliu

Kurti kërcënon qytetarët nëse nuk e votojnë VV-në në balotazh

Erzana Fazliu

Në Poloni çiftet e martuara për të paktën 50 vjet nderohen me medalje

Erzana Fazliu