Telenews

Nis numërimi i mbi 15 mijë votave nga jashtë

Mbi dy javë pas mbajtjes së zgjedhjes parlamentare në Kosovë, sot ka filluar numërimi i një pjese të votave të diasporës.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka filluar procesi i numërimit të votave të dërguara nga jashtë Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se mbi 15 mijë shtetas të Kosovës kanë votuar nëpër përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar të mërkurën se 15 mijë e 352 shtetas nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar kanë votuar në përfaqësitë diplomatike, përkatësisht në 43 vendvotime – në 16 ambasada dhe 14 konsullata nëpër 19 shtete të botës.

Elezi ka theksuar tutje se në vendvotimet në diasporë janë ndjekur të njëjtat procedura të sigurisë sikurse në vendvotimet në Kosovë, për të siguruar integritetin e zgjedhjeve. Ai ka shtuar se pas përfundimit të numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike planifikohet nisja e numërimit të rreth 60 mijë fletëvotimeve të dërguara me postë.

Ndryshe, numërimi i votave të rregullta për partitë dhe kandidatët për deputetë ka përfunduar. Në bazë të rezultateve preliminare prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 40.8 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.05 për qind. Në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.64 për qind.

Të ngajshme

Protesta në Lipjan: Agoni nuk është vetëm një emër, është simboli i padrejtësisë

Valjeta Turkaj

Nga kanagjegji në altar, Engjëllusha kurorëzon sot dashurinë

Erzana Fazliu

Tragjike: Vdes një foshnje 9-muajshe në QKUK

Erzana Fazliu