Ka nisur protesta e thirrur nga Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës, para ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
“Qëllimi i vetëm i kësaj proteste është mbrojtja e RTK-së, dinjiteti i punëtorëve tanë dhe sigurimi i pagave të merituara”, është thënë mes tjerash në njoftimin e SPERTK-së.
Mosalokimi i buxhetit për RTK-në, që ka sjellë si pasojë mospagesën e pagave për afro 700 punonjës të këtij institucioni publik medial, ka nxitur këtë reagim sindikal.
SPERTK ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke ftuar të gjithë punonjësit e RTK-së, pa përjashtim, që t’i bashkohen protestës si një formë e domosdoshme për mbrojtjen e dinjitetit të punëtorëve, garantimin e pagave të merituara dhe mbrojtjen e vetë RTK-së si institucion publik.