Telenews

Nis takimi i kryenegociatorëve në Bruksel

 

 

Ka nisur takimi i përbashkët i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit, me ndërmjetësimin e emisarit evropian Miroslav Lajçak, ku vazhdojnë diskutimet për atë që çuhet “çështja e dinarit”.

Është ky takimi i shtatë me radhë në kuadër të dialogut ku po trajtohet e vetmja temë – mënyrat e zbatimit të rregullores së BQK-së lidhur me pagesat me para të gatshme. Nga 1 shkurti sipas rregullores së BQK-s, e vetmja valutë për pagesë me para të gatshme është euro.

Kjo rregullore ka shkaktuar tensione të reja në relacionin Prishtinë-Beograd, por edhe ka hasur në kritika të Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila ka kërkuar nga Prishtina zyrtare që ta shtyjë zbatimin e rregullores.

Sikur herave të tjera, edhe kësaj radhe shpresohet se ky do jetë takimi i fundit dhe se do të arrihet pajtimi për një zgjidhje kalimtare lidhur me zbatimin e rregullores. Ndërkohë, më 12 maj ka kaluar periudha tranzitore e BQK-së për këtë rregullore.

Emisari evropian Miroslav Lajçak qysh në muajin mars ka prezantuar një zgjidhje kompormisi, e cila atëbotë ishte e pranueshme për palën kosovare. Nuk ka detaje rreth përmbajtjes së propozimit, por thuhet se i njëjti është akoma në tryezë.

Vet Lajçak rishtazi nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se pret qasje konstruktive të palëve në takimin e sotëm në mënyrë që të gjendet mënyra për të ecur përpara, shkruan RTK Live.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani