Telenews

Nis takimi në mes të Petkoviqit dhe Lajçakut në Bruksel

Në Bruksel sot pak pas orës 09:00 ka filluar takimi ndërmjet drejtorit të Zyrës për Kosovwn nw Serbi, Petar Petkoviq dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovws dhe Serbisw, Miroslav Lajçak.

Petkoviq dhe Lajçak u takuan në ndërtesën e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) përpara raundit të ri të dialogut midis negociatorëve kryesorë.

Lajçak të dielën shprehu pritjen se të dy kryenegociatorwt do të jenë të gatshëm të bien dakord për hapat e ardhshëm konkretw drejt zbatimit të Marrëveshjes sw Brukselit dhe aneksit tw saj.

Pritet që tema më e rëndësishme e takimeve në Bruksel të jetë formimi i Asociacionit të Komunave serbe në përputhje me marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj