Telenews

Nisi zbatimi i sistemit të pagesave të shpejta TIPS-K, transferi kryhet brenda sekondave

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se sipas planit, tashmë ka filluar funksionimi i sistemit të pagesave të shpejta të Kosovës (TIPS-K), duke mundësuar kështu kryerjen e transfereve të para të menjëhershme për qytetarët dhe bizneset.

Në fazën e parë, shërbimi po ofrohet nga katër prej dhjetë bankave që operojnë në Kosovë:

– ProCredit Bank

– Banka për Biznes (BPB)

– Raiffeisen Bank

– NLB Banka

Klientët e këtyre bankave mes vete mund të kryejnë transfere të shpejta deri në 3,000 euro për transfer, kur banka e dërguesit dhe banka e pranuesit janë të dyja pjesëmarrëse në TIPS-K.

Transferet realizohen brenda pak sekondash, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare, përmes llogarive ekzistuese dhe kanaleve digjitale të bankave (mobile banking/e-banking).

Prandaj, para nisjes së çdo transferi, klientët duhet të kontrollojnë të dhënat para konfirmimit, përfshirë emrin, mbiemrin, IBAN-in dhe shumën, si edhe duhet të kenë kujdes që të mos i japin askujt asnjë të dhënë të sigurisë ose të dhënë tjetër të ndjeshme.

Transferet ku njëra nga bankat ende nuk është lidhur me TIPS-K, si dhe transferet që tejkalojnë kufirin e përcaktuar për këtë fazë, vazhdojnë të procesohen përmes kanaleve ekzistuese të pagesave.

Bankat e tjera do t’i bashkohen sistemit gradualisht dhe në vijimësi, pas përfundimit të përgatitjeve të nevojshme teknike dhe operative, brenda periudhës kalimtare tremujore, e cila përfundon më 23 shkurt 2027.

BQK-ja, në bashkëpunim me bankat pjesëmarrëse, po monitoron në vazhdimësi funksionimin e sistemit dhe procesin e integrimit gradual të bankave të tjera. Çdo çështje eventuale teknike ose operative do të trajtohet në koordinim ndërmjet BQK-së dhe bankave pjesëmarrëse dhe, sipas nevojës, me Bankën e Italisë, me qëllim të sigurimit të funksionimit të qëndrueshëm dhe efikas të shërbimit gjatë fazës së parë të zbatimit.

Në rast se një transfer i shpejtë nuk konfirmohet menjëherë, klientët rekomandohen të verifikojnë statusin e tij në aplikacionin e bankës ose të kontaktojnë bankën e tyre para se ta përsërisin transferin.

Lista e përditësuar e bankave pjesëmarrëse, tarifat, përgjigjet në pyetjet më të shpeshta dhe informacionet për funksionimin e TIPS-K janë në dispozicion në faqen zyrtare të BQK-së, në seksionin e dedikuar për TIPS-K.

Sistemi i pagesave të ahpejta të Kosovës (TIPS-K) u lansua për bankat më 20 nëntor 2026 me një ceremoni zyrtare të organizuar nga BQK-ja. Ndërsa sot, me rastin e funksionimit të tij, TIPS Clone si projekt rajonal do të inaugurohet edhe në një ceremoni zyrtare në Romë, në Bankën e Italisë, me pjesëmarrje të nivelit të lartë nga BQK-ja. Ceremonia do të transmetohet edhe përmes kanaleve tona.

Të ngajshme

AKB së shpejti nis projektin “Javët e Biznesit Kosovar 2026”

Rrezarta Ramaj

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

Rrezarta Ramaj

Anulohet protesta e studentëve të UP-së, shkak takimi me Këshillin Drejtues

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…