Telenews

NISIN BISEDIMET MES UKRAINËS DHE RUSISË NË STAMBOLL

Raundi i ri i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë filloi në Stamboll.
Këtë e bëri të ditur në Twitter këshilltari ukrainas i kreut të Zyrës së Presidentit, Mikhail Podolyak.
Ai publikoi një foto të presidentit turk Reccep Tayip Erdogan, i cili iu drejtua fillimisht negociatorëve me një fjalim.
“Vazhdimi i luftës nuk do t’i sjellë dobi askujt. Rivendosja e paqes do të jetë e dobishme si për dy vendet tuaja ashtu edhe për të tjerët. Ju si delegacione mbani përgjegjësi historike për vendimet që po merren sot”, tha Erdogan.
Midis anëtarëve të delegacionit ukrainas që janë në tryezën e bisedimeve janë kreu i fraksionit të “Shërbëtorit të Popullit” David Arakhamia, Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltari i kreut të zyrës së Presidentit Mykhailo Podolyak, kreu i delegacionit ukrainas në TCG Andriy Kostin, deputeti i popullit Rustem Umerov dhe zëvendësministri i Jashtëm Mykola Tochitsky dhe Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit Kirill Timoshenko.
 

Të ngajshme

AAK i reagon Haxhiut, pasi tha se Haradinaj ka lidhje me Serbinë

Erzana Fazliu

Varroset nëna e dy heronjve të Kosovës, Mujë dhe Ali Krasniqit

Erzana Fazliu

Haziri: Qeveria i la gjilanasit deri në 30 orë pa rrymë, mes territ e ftohtit

Erzana Fazliu