Telenews

“Nisin negociatat për ndërrimin e kryeministrit të Kosovës”

Ish-zëvendësministri për Komunitete në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se shumë shpejt Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër i vendit.

Këto deklarata, Milazim Gashi i bëri në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, ku tha se bashkësisë ndërkombëtare i ka humbur durimi ndaj Kurtit.

Ai tha se kryeministri i ri mund të jetë nga partia e Lëvizjes Vetëvendosje ose do të ketë zgjedhje të reja.

“Ka një afat, sepse Kurti ose do ta bjerë një kryeministër nga partia e tij, po shpresojmë që vec se kanë nis negociatat për ndërrimin e kryeministrit të Kosovës. E them me plot përgjegjësi, më vjen keq për Kurtin sepse kem prit që të reflektoj dhe të sjell diçka të mirë për vendin tonë dhe jo të barrikadohet dhe të futet në konflikte me tërë botën”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se një bashkësi e tillë nuk do të themelohet.

Sipas tij, nëse nuk shkarkohet Kurti, ai do ta dorëzojë vetë mandatin.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj