Telenews

NISMA mohon se do të ketë koalicion me PDK-në: Jemi në bisedime me LDK-në

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se është në bisedime me Lidhjen Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Limaj mohoi se ka pasur takim apo ftesë nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Jemi në bisedime me LDK-në, nuk ka pasë asnjë ftesë e as takim me PDK-në”, tha shkurt Limaj.

Pak ditë më parë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se partia e tij është e gatshme që nën listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së të përfshihet edhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.

Ai kishte bërë të ditur se Kryesia e LDK-së ka vendosur që partia të garojë e vetme, por se mund të zhvillojë diskutime me “individë, aktorë dhe besa edhe parti politike që mund të jenë pjesë e listës së LDK-së”.

Ndryshe, Nisma në zgjedhjet e fundit garoi në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe arriti të bëhej pjesë e Parlamentit me tre deputetë.

Të ngajshme

PDK-ja zyrtarizon koalicionin me Eman Rrahmanin për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë afër Skenderajt, kamioni përfundon i rrokullisur pas përplasjes me një veturë

Valjeta Turkaj

Shkon në 13 numri i të vdekurve nga zjarri në disa ndërtesa banimi në Hong Kong

Valjeta Turkaj