Telenews

“Një bukë bëhet 80 cent pas shtrenjtimit të rrymës” – produktet që patën rritje ekstreme të çmimeve brenda një viti

Në muajin mars 2025, çmimet e produkteve të konsumit janë rritur mesatarisht 2.9% krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, produktet çmimet e të cilave më së shumti janë rritur:

  • kafe, çaj dhe kakao – me 17.1%,
  • perime – me 8.7%,
  • mish – me 8.3%,
  • shërbime për mirëmbajtjen e makinave – me 7.6%,
  • qumësht, djathë dhe vezë – me 7.1%,
  • pemë – me 6.7%,
  • mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e shtëpisë – me 4.8%,
  • produkte për kujdes personal – me 4.3%.
  • mirëmbajtje të banesave – 3.2%,
  • duhan – 2.9%,
  • produkte të ëmbla si çokollata, reçeli, mjalti – 2.4%,

Nga 1 prilli 2025, Zyrja e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka vendosur rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë që përdorin mbi 600 kilovatë orë në muaj.  çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët ka pësuar një rritje prej 16.1%. Sipas tregtarëve kjo do të ndikoj edhe në rritjen e çmimit të bukës. Disa prej tyre për Insajderin kanë deklaruar se çmimi për këtë produkt pritet të shkojnë deri në 80 cent.

Të ngajshme

Sveçla: Ndihem i pafajshëm, nuk duhet të dënohem për përpjekjen për ta parandaluar demarkacionin

Yllka Gashi

“Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë

Yllka Gashi

Nis protesta kundër vrasjes së grave

Yllka Gashi