Telenews

Një burrë gjendet i vdekur brenda veturës në Sllatinë

Një person i vdekur është gjetur brenda një veture në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.

Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai theksoi se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, ka thënë Borovci.

Të ngajshme

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, maksimalet arrijnë deri në 35°C

Erzana Fazliu

Ngjarjet e datës 19 korrik

Erzana Fazliu

Nga janari në qershor, këto janë shtatë vrasjet që tronditën Kosovën

KushtrimGuraj