Telenews

Një dekadë histori, Ademi kujton kontributin e Fadil Vokrrit në 10-vjetorin e pranimit të Kosovës në FIFA

Kosova sot shënon 10-vjetorin e pranimit në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror, si anëtarja e 210-të në FIFA.

Presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin, për këtë sukses, shkruan IndeksOnline.

”Në këtë përvjetor jubilar, me respektin dhe mirënjohjen më të thellë kujtojmë legjendën Fadil Vokrri dhe të gjithë ata që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë rrugëtim historik”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ademit.

Postimi i plotë:

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK-ja u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

Ky ishte një triumf i madh për futbollin dhe shtetin tonë, pas një rruge të gjatë sakrificash, përkushtimi dhe besimi të palëkundur. Ishte fitore e të gjitha gjeneratave që mbajtën gjallë futbollin e Kosovës edhe në periudhat më të vështira.

Në këtë përvjetor jubilar, me respektin dhe mirënjohjen më të thellë kujtojmë legjendën Fadil Vokrri dhe të gjithë ata që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë rrugëtim historik.

Mirënjohje e veçantë edhe për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe futbollit tonë.

Pranimi në FIFA ishte fillimi i një epoke të re. Sot, FFK është një institucion modern, me infrastrukturë në zhvillim të vazhdueshëm dhe me ekipet kombëtare e klubet tona që përfaqësojnë me dinjitet Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Vazhdojmë përpara me krenari dhe përgjegjësi, me futbollin për Kosovën!

 

Të ngajshme

Sokoli: Lojërat Mesdhetare kërkojnë mendësi reale, jo stadiume 50 mijë ulëse

Valjeta Turkaj

Ish-kapiteni i Real Madridit kundërshton publikisht rikthimin e Mourinhos

KushtrimGuraj

Edon Zhegrova shfaqet me të birin me fanellat e reja të Juventusit – foto

Rrezarta Ramaj