Telenews

Një fëmijë goditet nga vetura në Pejë

Një fëmijë ka mbetur i lënduar në rrugën “Wesley Clark” në Pejë, pasi u godit nga një veturë.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen Wesley Clark në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova

Të ngajshme

Gjendet Alpi, qytetarët duartrokisin ekipet e kërkim-shpëtimit

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës 28 Prill

Erzana Fazliu

Kërkimi për fëmijën e humbur në Gjilan, angazhohen dronët dhe FSK-ja

Valjeta Turkaj